Ronaldo: Simeone do të jetë trajner i këtij ekipi

Ronaldo beson se Diego Simeone do të jetë trajner i Interit, në të ardhmen.

Sport

27/05/2016 08:55

Diego Simeone do të jetë trajner i Interit, sipas Ronaldos.

Ish sulmuesi i madh brazilian parashikon rikthimin e argjentinasit tek “Nerazzurrët”, skuadër ku kaloi një periudhë të karrierës së tij si futbollist.

“Besoj se herët ose vonë Simeone do të kthehet në Inter”, deklaroi Ronaldo për “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

“E ka thënë edhe shumë herë të tjera se është i lidhur me klubin”, u shpreh ai.

Simeone është duke udhëhequr me shumë sukses skuadrën e Atletico Madridit.