Ronaldo shfaq gëzimin e tij më të madh për vitin 2017

Cristiano Ronaldo ka theksuar se ndihet shumë i lumtur për arritjet e tij në vitin e fundit.

Sport

15/12/2017 12:47

Cristiano Ronaldo është i kënaqur me bilancin e vitit 2017 në karrierën e tij dhe ekipin e Real Madriit.

Sulmuesi portugez ka theksuar se ndihet shumë i lumtur për arritjet e tij në vitin e fundit.

“Jam shumë i kënaqur, ndihem krenar për ecurinë time dhe ato që kemi arritur si ekip gjatë këtij viti”, deklaroi Ronaldo për faqen zyrtare të Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

“Të jem golashënuesi më i mirë është një nderë, më jep motivim të vazhdojë të punojë me gëzim dhe sakrificë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/