Ronaldo – Santiago Bernabeu, e pabesueshme çfarë ndodhi në minutën 79

Cristiano Ronaldos i ndodhi kjo ndoshta për herë të parë prej kur është futbollist i Real Madridit.

Sport

08/12/2016 09:29

Real Madrid – Borussia Dortmund, ndeshja ishte në minutën e 79-të, kurse Cristiano Ronaldo humbi një top në mes të fushës.

Reagimi i tifozëve në Santiago Bernabeu ishte i pabesueshëm: fishkëllima për futbollistin më të mirë të ekipit, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

“Ndarje mes Cristiano Ronaldos dhe Bernabeut”, ishte titulli i sotëm i gazetës katalane “Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

Ronaldo kërkoi golin e tij të 500-të në karrierë si profesionist dhe numrin 100 në garat evropiane.

Por, Real Madrid barazoi me Dortmundin me rezultat 2:2 edhe pse kishte epërsinë e dy golave.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.