Ronaldo: Rezultat i tmerrshëm, por Tite të qëndrojë te Brazili

Ronaldo ka reaguar pas humbjes së Brazilit nga Belgjika.

Sport

07/07/2018 09:42

Ronaldo “Fenomeni”, votëbeson Titen në krye të Brazilit edhe pas eliminimit të “Seleçaos” nga Belgjika. 41-vjeçari përtej limiteve në cilësi që tregoi skuadra e drejtuar nga Tite, vlerëson punën që ka bërë trajneri.

“Është një moment delikat për Brazilin. Ne u mundëm në gjysmëfinale para katër vitesh, në Brazil, këtu prisnim shumë më tepër nga “Seleçao”. Është koha për t’i analizuar gjërat me qetësi dhe ftohtësi. Rezultati është i tmerrshëm, edhe pse nuk kemi luajtur keq. Rezultati është shumë i keq për ekipin tonë kombëtar. Unë besoj se Tite, ndaj duhet të mbetet trajner. Ai po bën një punë fenomenale, por duhet të vazhdojë në këtë rrugë”.

Vetë trajneri i Brazilit, i pyetur për të ardhmen e tij kërkoi më shumë kohë për të vendosur, pasi më parë duhet analizuar me kujdes e gjitha çfarë ka ndodhur në Rusi.