Ronaldo refuzoi Barcelonën

Cristiano Ronaldo refuzoi mundësinë e transferimit në Barcelonë, para se t’i bashkohej Real Madridit, ka njoftuar ish presidenti i klubit, Ramon Calderon. Ylli portugez kaloi në Madrid më 2009 për 94 milionë euro nga Manchester United dhe u bë ikonë në Santiago Bernabeu duke fituar Topin e Artë 2013 pas paraqitjeve fantastike për klubin dhe…

Sport

01/03/2014 07:00

Cristiano Ronaldo refuzoi mundësinë e transferimit në Barcelonë, para se t’i bashkohej Real Madridit, ka njoftuar ish presidenti i klubit, Ramon Calderon.

Ylli portugez kaloi në Madrid më 2009 për 94 milionë euro nga Manchester United dhe u bë ikonë në Santiago Bernabeu duke fituar Topin e Artë 2013 pas paraqitjeve fantastike për klubin dhe Kombëtaren.

Mirëpo, ish presidenti i Realit, Calderon ka njoftuar se ish menaxheri i Unitedit, Sir Alex Ferguson u mundua ta dërgonte futbollistin në Barcelonë, por Ronaldo refuzoi.

I pyetur nëse skocezi u mundua ta dërgonte Ronaldon në Barcelonë, Calderon tha për talkSPORT: “Është e vërtetë. Për disa javë ai u mundua që Ronaldo t’i shmanget Real Madridit, duke ia ofruar Barcelonës. Barcelona ishte shumë e lumtur por në momentin vendimtar Ronaldo deklaroi: “Nuk do të shkoj në asnjë klub tjetër përveç Real Madridit”. Pastaj e nënshkruam marrëveshjen”.

“Ishin vetëm tri, katër, ose pesë klube që mund t’i dhuronin atë që kërkonte”.