Ronaldo nuk e meritoi Topin e Artë

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery ka kritikuar shpalljen e fituesit për Topin e Artë 2013 dhe tha se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk e meritoi të fitonte çmimin e futbollistit më të mirë në botë pasi e mbylli vitin me asnjë titull. Ribery fillimisht u shfaq i qetë pas disfatës në Zurich…

Sport

20/01/2014 13:30

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery ka kritikuar shpalljen e fituesit për Topin e Artë 2013 dhe tha se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk e meritoi të fitonte çmimin e futbollistit më të mirë në botë pasi e mbylli vitin me asnjë titull.

Ribery fillimisht u shfaq i qetë pas disfatës në Zurich ku doli i treti pas fituesit Ronaldo dhe sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Mirëpo, francezi ka shprehur pakënaqësinë e tij dhe beson se ai është dashur të fitonte Topin e Artë pas vitit 2013 të jashtëzakonshëm me gjigantin bavarez.

Ronaldo, Messi dhe Ribery, finalistë për Topin e Artë

“I kam fituar të gjitha që mund të fitoja me Bayernin dhe në nivelin individual. Ronaldo në anën tjetër nuk fitoi asgjë”, deklaroi Ribery për TZ.

“Nuk jam i mërzitur që kam humbur, por më dhemb pak. E meritova të fitoj Topin e Artë. Ishte e qartë se Ronaldo do të shpallej fitues. Afati kohor për votim u zgjat për dy javë. Kjo nuk ndodhi kurrë më parë. Nuk ishte çështje e futbollit. Ishte vendim politik”, përfundoi ai.