Ronaldo në krizë, shikojeni çfarë ka bërë Messi (FOTO)

Lionel Messi me 11 golat e tij të deritashëm në La Ligë ka lënë pas vetes plot skuadra.

Sport

03/10/2017 07:32

Cristiano Ronaldo është në krizë të golave në fillimin e sezonit në La Ligë.

Sulmuesi i Real Madridit nuk është duke shfaqur efikasitet më të mirë pas rikthimit nga suspendimi.

Por, ai që nuk ka një problem të tillë është rivali i tij i madh nga Barcelona, Lionel Messi.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se Messi me 11 golat e tij të deritashëm në La  Ligë ka lënë pas vetes plot katër skuadra, Sevilla, Villarreal, Athletic Bilbao e Deportivo La Coruna që kanë realizuar nga 9 herë, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid nuk qëndron larg me 13 gola aq sa ka shënuar edhe Celta Vigo.

Kurse, komplet ekipi i Atletico Madridit ka shënuar 12 gola, vetëm një më shumë se fenomeni i Barcelonës. /Lajmi.net/