Ronaldo më i miri i historisë? Vjen reagimi qesharak i Maradonas

Cristiano Ronaldo nuk është lojtari më i kompletuar në histori të futbollit.

Sport

15/12/2017 16:58

Këtë e ka lënë të kuptohet fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Diego Armando Maradona.

Portugezi që së fundi fitoi Topin e Artë për të pestën herë, ka deklaruar se është futbollisti më i kompletuar në histori të futbollit, diçka që nuk është pranuar nga argjentinasi.

“Ronaldo më i mirë në histori të futbolli? Thuaji Cristianos që të mos na çajë shumë kokën”, është përgjigjur Maradona.

“Nëse Cristiano është më i miri, çfarë i bie që të jeni ju”, pyet sërish gazetari.

“Prandaj po të them, thuaji që të mos na e çajë shumë kokën”, ka shtuar ai./Lajmi.net/