Ronaldo: Lamtumirë Real Madrid!

Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Real Madrid.

Sport

14/11/2017 10:25

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Mediat spanjolle raportojnë se ylli portugez, ka vendosur të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Gazetari spanjoll Edu Aguirre, i cili punon për televizionin El Chiringuito ka thënë se Ronaldo është i “hidhëruar” me pozitën e Real Madridit në tabelën e La Ligës, përcjell “lajmi.net”.

Ai thuhet se ka njoftuar presidentin Florentino Perez se dëshiron të largohet nga klubi më 30 qershor të vitit 2018. /Lajmi.net/