Maqedonci po merr pjesë në forumin Defense24 në Poloni, paralajmëron blerje të reja për ushtrinë

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonici, po merr pjesë në forumin Defense24 në Poloni. Maqedonci nga këtu, ka takuar zëvendësministrin e Lituanisë, Žilvinas Tomkus, zëvendësministrin e Koresë së Jugut, Sung IL, ish Ministrin e Mbrojtjes të Polonisë si dhe njëherazi anëtarin e Parlamentit, Mariusz Błaszczak. Qëllimi i këtij forumi është prezantimi I sistemeve të…

Lajme

08/05/2024 14:04

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonici, po merr pjesë në forumin Defense24 në Poloni.

Maqedonci nga këtu, ka takuar zëvendësministrin e Lituanisë, Žilvinas Tomkus, zëvendësministrin e Koresë së Jugut, Sung IL, ish Ministrin e Mbrojtjes të Polonisë si dhe njëherazi anëtarin e Parlamentit, Mariusz Błaszczak.

Qëllimi i këtij forumi është prezantimi I sistemeve të armatimit nga vendet e ndryshme të botës.

Maqedonci ka bërë të ditur se Kosova dhe Korea e Jugut do të forcojnë marrëdhëniet në fushën ushtarake, në veçanti në industrinë e mbrojtjes.

Ai ka thënë se FSK tani ndodhet në fazën e tretë të tranzicionit.

“Në margjina të forumit Defense24 që u mbajt në Poloni, pata rastin gjithashtu të takoj zëvendësministrin e Lituanisë, Žilvinas Tomkus, zëvendësministrin e Koresë së Jugut, Sung IL, ish Ministrin e Mbrojtjes të Polonisë si dhe njëherazi anëtarin e Parlamentit, Mariusz Błaszczak.

Me zëvendëministrin Sung IL diskutuam rreth formave se si mund të vendosim bashkëpunim ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes. Ndërsa me zëvendësministrin e Lituanisë, Žilvinas Tomkus, diskutuam rreth formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet të dyja shteteve, dhe gjithashtu vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Grupit për Mbrojtjen e Ukrainës si pjesë e Koalicionit të Deminimit.

Po ashtu vizitova shtandet e kompanive prodhuese të industrisë së mbrojtjes të cilat prezantonin produktet e teknologjisë së fundit.

Në tre vitet e fundit kemi investuar në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë shumëfish më shumë se pesëmbëdhjetë vitet e kaluara.

Do të vazhdojmë investimin në përputhje me planin operacional, kërkesat dhe nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Që nga viti 2025 do të hyjmë në fazën e tretë të implementimit të PGJT-së. Fazë tjetër, investime të reja.” /Lajmi.net/