Ronaldo kapiten i Realit?

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo duket se do ta mposht Pepen dhe Marcelon për të marrë shiritin e kapitenit të Los Blancos, nëse Casillas dhe Ramos largohen nga Bernabeu.

Sport

29/06/2015 21:12

Eurosport raporton se Ronaldo do të jetë kapiten i ri i Realit nëse nga Santiago Bernabeu largohen Casillas dhe Ramos.

Ronaldo pritet të fitojë garën me Pepen dhe Marcelon, të cilët deri tani e kanë mbajtur shiritin e kapitenit në mungesë të Casillasit dhe Ramosit.

Sidoqoftë, largimi i Casillas dhe Ramos nga Reali ende nuk është bërë, teksa e ardhmja e tyre pritet të vendoset në ditët në vazhdim.