Ronaldo: Ja çfarë mendova pas penalltisë së Vidal

Cristiano Ronaldo e dinte se Real Madridi do të reagojë pas humbjes së penalltisë nga Arturo Vidal.

Sport

13/04/2017 21:00

Portugezi e vlerëson fitoren ndaj Bayernit të Munichut si shumë të rëndësishme.

“E dija që do të ishte një ndeshje e fortë dhe këtë e dëshmoi Bayerni që e filloi takimin shumë mirë. Por, pasi që humbën penalltinë, e dija që ata do të tërhiqen dhe ne do të reagojmë”, deklaroi Ronaldo, përcjellë “Lajmi.net”.

“Shënova dy gola dhe jam shumë i lumtur sepse e ndihmova Realin për të fituar. Është një fitore e madhe dhe shpresoj që të fitojmë edhe në Bernabeu për të festuar kualifikimin tutje”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy