Ronaldo fluturon përmbi Messit dhe Neymarit (Videoanimacion)

Nëpër rrjetet sociale është duke qarkulluar një video animacion mjaft interesant, i cili  e shpjegon formën e vërtetë të Ronaldos në krahasim me Messin dhe Neymarin.

Sport

03/11/2014 21:52

Nëpër rrjetet sociale është duke qarkulluar një video, ku e paraqet një garë  ndërmjet Messit, Neymarit dhe Ronaldos sa i përket Topit të Artë.

Messi dhe Neymar shihen duke qenë lider të kësaj gare, mirëpo Ronaldo i kalon ata me një shpejtësi të madhe duke fluturuar.

Nëse e kthejmë këtë video në realitet, atëherë gjithçka është e vërtetë. Messi dhe Neymar e filluan mirë sezonin me Barcelonën, mirëpo Ronaldo momentalisht është duke kaluar në një formë të pabesueshme dhe është dukshëm më i mirë se dyshja e Barcelonës.

Gjithashtu, Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar edhe kësaj radhe Topin e Artë, që do të ishte hera e tij e dytë radhazi dhe e treta në karrierë.

Video