Ronaldo fitues i Topit të Artë

Cristiano Ronaldo do të fitojë Topin e Artë. Sipas të përditshmes gjermane Bild, ylli i Real Madridit do të shpallet fitues i çmimit të futbollistit më të mirë të vitit 2013 në botë, nga FIFA. Burime të afërta me Federatën botërore të futbollit kanë thënë për Bild se Ronaldo do të jetë fitues para dy…

Sport

13/01/2014 14:30

Cristiano Ronaldo do të fitojë Topin e Artë. Sipas të përditshmes gjermane Bild, ylli i Real Madridit do të shpallet fitues i çmimit të futbollistit më të mirë të vitit 2013 në botë, nga FIFA.

Burime të afërta me Federatën botërore të futbollit kanë thënë për Bild se Ronaldo do të jetë fitues para dy rivalëve të tjerë, finalistë, Franck Ribery dhe Lionel Messi.

Reprezentuesi portugez nuk e fitoi asnjë titull me Real Madridin gjatë vitit 2013, për dallim nga Ribery që fitoi pesë sosh, dhe Messi, dy.

Mirëpo, ai e inspiroi Portugalinë drejt kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014 duke shënuar katër golat në fitoren me rezultat të përgjithshëm 4:2 ndaj Suedisë në barazh, si dhe shkëlqeu për Real Madridin.