Ronaldo fiton çmimin e lojtarit të vitit

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin si lojtari më i mirë për vitin 2014, në Globe Soccer Awards, pas 12 muajve perfekte me skuadrën e Los Blancos.

Sport

29/12/2014 21:25

Ronaldo e përfundoi vitin 2014 në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi fitoi çmimin si lojtari më i mirë i vitit në Globe Soccer Awards.

Portugezi është duke e shijuar formën më të mirë në karrierën e tij, pas një sezoni perfekt me skuadrën e Real Madridit.

Ronaldo është favorit gjithashtu edhe për të fituar çmimin më të madh individual, Topin e Artë, i cili do të ndahet më 12 janar në Nyon të Zvicrës.