Ronaldo e do yllin e madh te Juventusi

Cristiano Ronaldo duket se ka filluar të mendojë për transferimet e reja te Juventus.

Merkato

17/02/2019 16:39

Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Juventusi që ta transferojë një lojtar në afatin e verës.

Portugezi dëshiron që të ribashkohet me ish-shokun e tij, James Rodriguez, që aktualisht po e mbyll huazimin dy vjeçar te Bayern Munich nga Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Ronaldo e di se Juventusi mund ta transferojë kolumbianin shumë lehtë, andaj duhet paguar shuma prej 40 milionë eurosh te madrilenët.

Portugezi vazhdon të ketë raporte të mira me Jamesin që nga koha e tyre kur ishin bashkë të Real Madridi, andaj e do tani edhe te torinasit. /Lajmi.net/