Ronaldo bëhet si Messi

Në një duel jo edhe aq interesant në Santiago Bernabeu mes Real Madridit dhe Schalkes, argëtimi kryesor ishte pa dyshim Cristiano Ronaldo. Me dy golat e tij kundër skuadrës gjermane, ylli portugez iu afrua një tjetër rekordi. Arritja në fjalë është numri më i madh i golave brenda një edicioni të Ligës së Kampionëve. Ky…

Sport

19/03/2014 17:48

Në një duel jo edhe aq interesant në Santiago Bernabeu mes Real Madridit dhe Schalkes, argëtimi kryesor ishte pa dyshim Cristiano Ronaldo.

Me dy golat e tij kundër skuadrës gjermane, ylli portugez iu afrua një tjetër rekordi. Arritja në fjalë është numri më i madh i golave brenda një edicioni të Ligës së Kampionëve.

Ky nder i takon rivalit të tij kryesor Lionel Messi me 14 gola në edicionin 2011-12, vetëm një më tepër se sa ka shënuar Ronaldo deri më tani.

CR7 është kurorëzuar si golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve në dy edicione.

Së pari me Manchester Unitedin më 2007-08, kur shënoi tetë herë.

Dhe, herën e fundit me Real Madridin në stinorin e shkuar kur ylli portugez shënoi 12 herë. Tani mbetet të shihet nëse ai do të barazojë Messin, ose edhe të shënojë rekord të ri.