Ronaldo 46, Messi 28

Cristiano Ronaldo ka ekzekutuar më shumë penallti në La Liga, sesa rivali i tij, Lionel Messi, i cili ka një shifër dukshëm më të vogël.

Sport

08/12/2014 19:30

E përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo ka bërë një krahasim të vogël ndërmjet Ronaldos dhe Messit, sa i përket numrit të penalltive të ekzekutuara nga këta dy lojtarëe.

Që nga transferimi i tij te Real Madridi nga Manchester United, Cristiano Ronaldo ka ekzekutuar plotë 46 penallti.

Ndryshe nga Ronaldo, Messi ka ekzekutuar vetëm 28 të tillë, që do të thotë se superylli i Barcelonës, ka 18 penallti më pak se portugezi i Realit.

Nga 46 penallti të goditura, Ronaldo ka dështuar të shënojë vetëm në tre raste, ndërsa Messi ka dështuar të shënojë në pesë raste.