Ronaldinho zgjedh trajnerin e ri të Milanit

Ronaldinho ka thënë se rikthimi i Carlo Ancelottit në postin e trajnerit do të ishte një goditje e madhe nga skuadra e Milanit.

Sport

10/10/2017 11:16

Ronaldinho ka një këshillë për ekipin e Milanit.

Ylli brazilian ka thënë se rikthimi i Carlo Ancelottit në postin e trajnerit do të ishte një goditje e madhe nga skuadra nga San Siro.

“Rikthimi i Ancelottit? Së bashku me Guardiolën është një prej trajnerëve më të mirë në botë”, deklaroi Ronaldinho për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Ardhja e tij do të ishte një lajm shumë i mirë për Milanin”, u shpreh ai. /Lajmi.net/