Ronaldinho kthehet në Itali (FOTO)

Ish futbollisti i Barcelonës dhe Milanit është pjesë e një skuadre All Stars.

Sport

04/10/2017 12:47

Ronaldinho do të rikthehet në Itali, më saktësisht në Salento.

“Pianetalecce.it” raporton se ylli brazilian do të marrë pjesë në një projekt të ri për bamirësi të udhëhequr nga Fabio Cordella Cantine.

Ish futbollisti i Barcelonës dhe Milanit është pjesë e një skuadre All Stars, përcjell “lajmi.net”.

Pjesë e projektit janë edhe Gianluigi Buffon, Wesley Sneijder dhe Ivan Zamorano. /Lajmi.net/