Romagnoli “fundos” Bonuccin me një fjali

Çifti i qendërmbrojtësve që duhej të kthente Milanin në nivelet e larta në Itali dhe Evropë ka zgjatur vetëm një sezon.

Sport

05/08/2018 15:01

Një projekt që nuk ka bindur dhe që ka dështuar.

Alessio Romagnoli ka trashëguar shiritin e kapitenit nga Leonardo Bonucci dhe të dy do të bashkohen përsëri te kombëtarja e Italisë, por, ndërkohë, kanë ardhur deklaratat e ftohta të kuqeziut pas fitores me Barcelonën në International Champions Cup.

“Leo është një lojtar i rëndësishëm, por ne kemi lojtarë të tjerë po aq të mirë dhe të fortë. Do të luajmë në maksimum edhe pa të”, ka thënë kapiteni i Milan-it.

Nuk mund të mungonte edhe një koment për Higuain:

“Mendoj se po flasim për një nga sulmuesit më të fortët në botë, është një gjë e mirë që e kemi në skuadër. Shpresojmë të bëjë me në atë që ka bërë gjithmonë në karrierën e tij”.