Roma shënon fitore të thellë, rikthehet në pozitën e katërt

Roma ka arritur të rikthehet në pozitën e katërt në Serie A.

Sport

11/02/2018 22:39

‘Giallorosët’ në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të të Serie A, kanë mposhtur në shtëpi skuadrën e fundit të renditjes tabelare, Beneventon, me rezultat 5:2.

Under me dy gola, Dzeko, Fazio dhe Defrel me nga një, shënuan për Romën.

Për mysafirët realizuan Guilherme dhe Brignola.

Tash me 47 pikë, Roma zë vendin e katërt me një pikë më pak se Interi./Lajmi.net/