“Roma po e ëndërron finalen e Ligës së Kampionëve”

Edin Dzeko ka përsëritur sërish se kalimi në finale të Ligës së Kampionëve është një ëndërr që skuadra e Romës po kërkon ta realizojë.

Sport

23/04/2018 18:46

Roma është larg finales së madhe vetëm dy ndeshje larg, ku për kundërshtar ka skuadrën e Liverpoolit.

“Pas 180 minutave ne mund të arrijmë në finale, që është diçka që po e ëndërrojmë”, ka thënë Dzeko.

“Por kjo nuk do të jetë e lehtë pasi Liverpool është një skuadër e fortë me një trajner që e pëlqen futbollin agresiv, ashtu sikurse ne”./Lajmi.net/