Rodriguez do t’i kushtojë Realit 88 milionë euro

James Rodriguez tashmë mund të thuhet se është më afër se kurrë transferimit në Real Madrid. Për sulmuesin kolumbian, Los Blancos mund t’i shpenzojnë 88 milionë euro.

Sport

21/07/2014 11:46

James Rodriguez – Real Madrid, ja ku jemi. Sulmuesi kolumbian pritet të transferohet sot në Santiago Bernabeu nga Monaco, për t’u bërë njëri prej futbollistëve më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Ylli i Botërorit të fundit do t’i kushtojë kampionit aktual evropian 88 milionë euro, ndërsa zyrtarizimi mund të arrijë qysh sot.

Sulmuesi kolumbian ka zbuluar vetë se ëndërron të luajë për Mbretërit e Madridit dhe duket se ëndrra e tij po bëhet realitet.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, 23 vjeçari mund të bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas Gareth Bale e Cristiano Ronaldo.