Rodriguez do ta lë Monacon

James Rodriguez do të largohet nga Monaco. Për këtë është i bindur menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, sipas së cilit, ai është lojtar i madh për klubin francez.

Sport

18/07/2014 14:48

Arsene Wenger beson se James Rodriguez do ta lë Monacon shumë shpejt sepse është lojtar shumë i madh për të luajtur në klubin francez.

22 vjeçari pëlqehet nga Real Madridi, ndërsa Monaco i kërkon 89 milionë euro për ta lëshuar atë.

“Është e vështirë ta mbash një lojtar të tillë në klub, kur keni përpara Real Madridin dhe Barcelonën. Pa dyshim, do të ketë plot klube që do të mundohen ta blejnë”, deklaroi trajneri i Arsenalit.

“Ai për momentin është në Monaco dhe ndoshta nuk do të largohet, pasi Monaco do të luajë në Ligën e Kampionëve”, vazhdoi Wenger.

“Por, jam i sigurt se sezonin e ardhshëm ai do të kërkojë të shkojë diku tjetër”, vazhdoi ai.