Roberto Carlos flet pas fitores ndaj Prishtinës

Trajneri i Sivassporit, Roberto Carlos ka falënderuar skuadrën e Prishtinës dhe fansat e kësaj skuadre, për mikëpritjen e mirë të bërë në ndeshjen e sotme.

Sport

06/09/2014 21:40

Miqësorja Prishtinë-Sivasspor u zhvillua në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës, e cila përfundoi me fitore të skuadrës nga Turqia, me rezultat solid prej 2-0.

“I falënderoj të gjithëve për mikëpritjen e mirë gjatë këtij takimi. Rezultati në këtë takim nuk do të thotë asgjë për mua”.

“Kjo ndeshje ishte një përgatitje mjaf e mirë për neve. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjet e ligës”, tha Roberto Carlos.