Robben e Schweini, objektiva të Man Utd

Manchester United pritet të bëjë revolucion gjatë verës, pas sezonit dështues. Trajneri i ri, Lous van Gaal kërkon që në Old Trafford të transferohen dy yjet e Bayernit, Robben e Schweinsteiger.

Sport

15/06/2014 12:50

Manchester United është duke menduar qysh tash për përforcimet që do t’i bëjë këtë verë. “Djajtë e Kuq” po e presin menaxherin e ri, Louis van Gaal, derisa të kthehet nga eksperienca në Botëror, ku po e udhëheq Holandën, për ta filluar më pas ofanzivën.

Me kërkesë të trajnerit holandez, klubi nga Old Traffordi do të mundohet t’i sjell në Angli dy futbollistët e rëndësishëm të Bayern Munichut, Arjen Robben e Bastian Schweinsteiger.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik ‘Daily Mail’, sipas së cilit, Van Gaal e preferon këtë dyshe, ndërsa nuk dëshiron ta transferojë mesfushorin tjetër bavarez, Toni Kroos.