Rizzoli ndan drejtësinë në Liverpool-Real

Gjyqtari italian, Nicola Rizzoli do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kryesore të kësaj jave në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit.

Sport

20/10/2014 17:48

Nicola Rizzoli do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes e cila zhvillohet në Anfield ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit.

Rizzoli momentalisht njihet si njëri ndër gjyqtarët më të mirë të botës. Ai ka ndarë drejtësinë në shumë ndeshje të mëdha, duke u bazuar në aftësinë që ka bërë të bërë një gjë të tillë.

Përndryshe, Rizzoli ka ndarë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2013, e cila u zhvillua ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut.

Ndeshja zhvillohet në mbrëmjen e ditës së mërkurë. Liverpooli do të kërkojë të shënojë fitore në këtë takim, edhe pse një gjë e tillë pritet të jetë shumë e vështirë, duke parë formën që janë duke kaluar Los Blancos gjatë kohëve të fundit.