Rita Ora arrin në Tiranë! (Foto)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora bashkë me familjen e saj ka arritur në Shqipëri.

ShowBiz

04/06/2017 08:02

Rita këtë udhëtim e ka realizuar për të qenë pjesëmarrëse në një dasëm familjare, shkruan lajmi.net.

Dje, ajo solli imazhe që nga fillimi kur u nisën për në Tiranë bashkë me nënën, tezën, motrën si dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Ndërsa, në orët e para të ditës së sotme ajo solli një imazh nga një hotel në Tiranë, ku edhe është vendosur.

Nuk dihet nëse pikë ndalimi do të jetë vetëm Shqipëria apo do të vije edhe në Kosovë. /Lajmi.net/