Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar pjesët e para të gjashtë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/10/2018 21:48

Gara elitare për klube të Evropës sonte është rikthyer me ndeshjet e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve.

Vëmendja në ndeshjet e orës 21:00 është në ‘Old Trafford’, ku Juventusi po avancon 0-1 ndaj Manchester United.

Me rezultat të njëjtë, Real Madrid e ka fituar pjesën e parë ndaj Viktoria Plzen.

Ndërsa, City e Roma kanë shkuar me epërsi prej dy golave në pushimin e pjesës së parë, në përballjet me Shakhtarin, respektivisht CSKA Moscow./Lajmi.net/