Reus në Atletico Madrid?

Marco Reus mund të jetë përforcimi i madh i Atletico Madridit. Kampioni i La Ligës është afër finalizimit të marrëveshjes me Borussia Dortmundin për transferimin e yllit gjerman.

Sport

15/08/2014 10:55

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus është shumë pranë transferimit në Atletico Madrid ka njoftuar radiostacioni spanjoll “Cope”.

Klubet raportohet se janë afër të arrijnë marrëveshje për transferimin e yllit gjerman në Vicente Calderon.

Dortmund kërkon 27 milionë euro nga Atletico Madrid, dhe kampioni i La Ligës ka pranuar që të paguajë 17 milionë euro tani dhe 10 milionë euro të tjera në verën e vitit të ardhshëm.

Për më tepër, Borussia Dortmund nuk dëshiron që Reus të largohet në drejtim të Bayern Munichut, njësoj siç bënë Mario Gotze dhe Robert Lewandowski në dy vitet e fundit, dhe kjo i jep shpresë Atleticos se mund të realizojë përforcimin e madh.