Remy i bashkohet Liverpoolit

Loic Remy mund të konsiderohet futbollist i ri i Liverpoolit. Sulmuesi francez i është bashkuar ekipit të ri në Boston, në përgatitjet parasezonale.

Sport

23/07/2014 10:41

Loic Remy është shumë afër transferimit në Liverpool. Sulmuesi francez i ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa pritet ta nënshkruajë kontratën me Reds shumë shpejt.

Madje, futbollisti i është bashkuar skuadrës së re në fazën përgatitore që po e zhvillon në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sulmuesi i deritashëm i QPR-së do të largohet nga Loftus Road për 10-12 milionë euro.

Përfaqësuesi francez e ka kaluar sezonin e fundit në formë huazimi në Premierligë me Newcastlen, duke realizuar 14 gola për Magpies.

27 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Reds dhe do t’u bashkohet përforcimeve tjera Emre Can, Adam Lallana, Rickie Lambert e Lazar Markovic në Anfield Road.