Rekordi i Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo e ndëshkoi mbrojtjen e dobët të Kamerunit duke shënuar dy gola dhe ndihmoi Portugalinë e tij të fitojë ndeshjen miqësore me rezultat të thellë 5:1. Por, edhe diçka tjetër. Ai u bë golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares. Ronaldo e ngriti kuotën e tij të shënimeve në 49, dy më tepër…

Sport

06/03/2014 08:57

Cristiano Ronaldo e ndëshkoi mbrojtjen e dobët të Kamerunit duke shënuar dy gola dhe ndihmoi Portugalinë e tij të fitojë ndeshjen miqësore me rezultat të thellë 5:1. Por, edhe diçka tjetër.

Ai u bë golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares. Ronaldo e ngriti kuotën e tij të shënimeve në 49, dy më tepër se rekordi i kaluar i vendosur nga Pauleta, derisa Portugalia mposhti Kamerunin, pas paraqitjes fantastike në pjesën e dytë.

“Nuk brengosem për rekorde, është diçka që ndodh në mënyrë natyrale, me shumë përkushtim”, deklaroi 29-vjeçari për televizionin RTP.

Kameruni barazoi në pjesën e parë, por pas intervalit portugezët shënuan edhe katër herë të tjera duke shënuar fitore të thellë.

Me Ronaldon në formë, Portugalia do të jetë skuadër e rrezikshme edhe në Kampionatin botëror 2014.