Reali transferon De Sciglion?

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është ende i interesuar për blerjen e mbrojtësit të djathtë të Milanit, Mattia de Sciglio, ka njoftuar “Marca”.

Sport

02/08/2014 18:09

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e yllit të ri të Milanit, Mattia de Sciglio.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, Los Blancos janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Ancelotti ka identifikuar De Sciglion si futbollistin e duhur.

Edhe pse 21-vjeç, italiani ka treguar karakter të fortë në fushën e lojës dhe ka zhvilluar 16 paraqitjr në Serie A, tri duele në Ligën e Kampionëve dhe dy në Coppa Italia.

Ai po ashtu ishte pjesë e Kombëtares italiane në Kampionatin botëror në Brazil dhe Ancelotti – ish trajner i Milanit – është i bindur se De Sciglio mund të zhvillohet duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të mirë në pozitën e tij.

Andaj, nuk përjashtohet mundësia që gjatë këtij afati kalimtar të verës ai të përfundojë në Santiago Bernabeu.