Reali ia tregon çmimin e Kovacicit Juventusit

Raportimet nga Italia vazhdojnë ta rrisin interesimin e Juventusit për Mateo Kovacicin e Real Madridit.

Sport

08/08/2017 16:36

‘Zonja e Vjetër’ është në kërkim të një emri të ri për mesfushën.

Dëshira e trajnerit Massimiliano Allegri, është mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic, që në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, tek rivalët nga qyteti i Milanos, Inter.

‘The Gazzetta dello Sport’ zbulon se Real Madridi i kam caktuar çmimin prej 25 milionë eurove Kovacicit, çmim ky jo i paarritshëm për Juventusin./Lajmi.net/