Reali i ri, ekip ëndrrash

Real Madridi do të ketë pamje tjetër sezonin e ardhshëm. Transferimi i Kroos dhe arritjet eventuale të Rodriguez dhe Falcao, do ta bëjnë gjigantin madrilen një ekip me plot “Galaktikë”.

Sport

18/07/2014 12:07

Real Madridi e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey sezonin e kaluar, por kjo nuk i mjaftoi gjigantit spanjoll, i cili planifikon të përforcohet me të madhe këtë verë.

Pas Toni Kroos, Los Blancos pritet të përforcohen edhe me dy sulmues, James Rodriguez dhe Radamel Falcao, dyshja sulmuese kolumbiane, që luan në Monaco.

Me këtë rast, Los Blancos do të bëhen një ekip ëndrrash, apo “Galaktikë”, duke e pasur parasysh se tashmë kanë në dispozicion lojtarë të kalibrit të Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale.