Reali e shiti Di Marian sepse ishte shumë i shëmtuar

Një deklaratë mjaft bombastike ka arritur nga asistent drejtori i futbollit të Barcelonës, Carles Rexach i cili ka thënë se Real Madridi e ka shitur Di Marian sepse ai ishte i shëmtuar.

Sport

02/03/2015 14:32

Pse Di Maria është larguar nga Reali kur ai ishte njëri nga lojtarët kryesor të kësaj skuadre? Mirë, përgjigjen për këtë pyetje e posedon asistent drejtori i futbollit të Barcelonës, Carles Rexach.

Ai thotë se Los Blancos kanë vendosur ta shesin argjentinasin sepse ai ishte shumë i shëmtuar.

“Florentino Perez e shikon botën e merkatos dhe dëshiron të krijojë një skuadër që do të admirohet nga të gjithë. E kuptoni se çfarë dua të them”.

“Ronaldo është më i njohuri, pra, produkti më i shitur. Perez është duke shitur një markë internacionale. Vicente del Bosque dhe Di Maria ishin shumë të shëmtuar për Real Madridin. Ata tani duken më të bukur dhe më ndryshe me Toni Kroosin dhe James Rodriguezin në skuadër”, përfundoi Rexach.