Reali e gjen zëvendësuesin e Pepes te Juventusi (FOTO)

Real Madrid ka vendosur të hyjë në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.

Sport

26/05/2017 22:42

Largimi i Pepes në fund të këtij edicioni, ka bërë që drejtuesit e Real Madridit të fillojnë të punojnë për zëvendësimin e tij, duke përzgjedhur 30 vjeçarin e Juventusit.

Bonucci që së bashku me Chiellinin dhe Barzagli kanë krijuar treshen më stabile mbrojtëse në futboll viteve të fundit, verën e kaluar është kërkuar edhe nga Pep Guardiola, për t’iu bashkuar Manchester Cityt, por ai në fund kishte vendosur të qëndrojë te Juventusi, me të cilën skuadër këtë edicion ka arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Vlera e Bonuccit vlerësohet diku rreth 40 milionë euro./Lajmi.net/