Reali duhet të ketë frikë nga Messi

Jordi Alba e përshkroi Cristiano Ronaldon si “bishë” por tha se Real Madrid duhet të ketë më tepër frikë nga Lionel Messi se sa Barcelona nga portugezi. Në paraqitjen e tij në një konferencë për shtyp para El Clasicos në Santiago Bernabeu të dielën, reprezentuesi spanjoll tha se është i vetëdijshëm se numri 7 i…

Sport

19/03/2014 18:10

Jordi Alba e përshkroi Cristiano Ronaldon si “bishë” por tha se Real Madrid duhet të ketë më tepër frikë nga Lionel Messi se sa Barcelona nga portugezi.

Në paraqitjen e tij në një konferencë për shtyp para El Clasicos në Santiago Bernabeu të dielën, reprezentuesi spanjoll tha se është i vetëdijshëm se numri 7 i Realit është në gjendje t’i fitojë ndeshjet i vetëm.

Mirëpo, mbrojtësi i majtë beson se bashkëlojtari i tij Messi do të jetë futbollisti më i rrezikshëm në fushë të dielën mbrëma.

I pyetur se kënd do ta veçonte si futbollist superior, Alba u përgjigj: “Do të them Leo, dhe jo vetëm për faktin se luaj në të njëjtin ekip me të. Kështu kam menduar edhe kur isha në Valencia”.

“Cristiano Ronaldo është bishë. Ai është shumë i rëndësishëm për Real Madridin. Kur ata nuk kanë një ditë të mirë, ai gjithmonë është aty. Por, ne kemi Leon dhe Reali duhet të ketë më tepër frikë prej tij”, u shpreh Alba.