Reali do të fitojë 4 milionë nga miqësorja kundër Milanit

Skuadra e Real Madridit nuk po ndalet me shifra pozitive, dhe jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në anën ekonomike të skuadrës.

Sport

28/12/2014 22:49

Skuadra e drejtuar nga Ancelotti në krye me presidentin Florentino Perez, do të fitojë plotë 4 milionë euro nga miqësorja që do ta zhvillojë kundër skuadrës së Milanit.

Përndryshe, Los Blancos kanë fituar plotë 70 milionë euro nga miqësoret e zhvilluara gjatë tërë vitit 2014.

Përpos miqësore, Reali ka bërë disa arritje të mëdha në fazën ekonomike, pasi ka arritur marëveshje dhe me Abu Dhabin dhe IPIC-in.