Reali dështoi për Lewandowskin

Real Madrid u mundua por dështoi në përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski, ka njoftuar e përditshmja gjermane Der Spiegel. Ylli polak të shtunën nënshkroi marrëveshje paraprake me rivalin e Bundesligës, kampionin në fuqi, Bayern Munich, për pesë vjet. Kontrata do të hyjë në fuqi në fund të këtij sezoni kur…

Sport

05/01/2014 14:10

Real Madrid u mundua por dështoi në përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski, ka njoftuar e përditshmja gjermane Der Spiegel.

Ylli polak të shtunën nënshkroi marrëveshje paraprake me rivalin e Bundesligës, kampionin në fuqi, Bayern Munich, për pesë vjet.

Kontrata do të hyjë në fuqi në fund të këtij sezoni kur ai do të largohet nga Dortmund si futbollist i lirë. Mirëpo, gati një vit më parë, ai ishte objektiv i Los Blancos.

Menjëherë pas duelit në gjysmëfinalen e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve, ku katër golat e Lewandowskit e eliminuan Realin nga gara, presidenti i gjigantit spanjoll Florentino Perez ishte i gatshëm të ofrojë 81 milionë euro për sulmuesin dhe këshilltarët e tij.

Lewandowski shënoi katër gola kundër Realit

Lewandowskit iu premtua kontratë gjashtëvjeçare me pagë prej 9.5 milionë eurosh në vit dhe 10 milionë euro pagesë e menjëhershme ‘në dorë’, kurse ndërmjetësuesit do të merrnin 14 milionë euro.

Mirëpo, ndërhyrja e presidentit të Bayern Munichut, Uli Hoeness prishi tentimet e Realit dhe Lewandowski përfundoi në Allianz Arena.