Real Sociedad – Barcelona, rotacion në formacion nga Valverde

Barcelona mund të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Real Sociedadit.

Sport

15/09/2018 09:47

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka paralajmëruar ndryshime në formacionin e skuadrës së tij për takimin me Real Sociedadin në La Ligë.

Futbollistët e rikthyer nga udhëtimet e gjata pas angazhimeve ndërkombëtare mund të mbeten në bankën e rezervistëve për ballafaqimin e sotëm në La Ligë.

Por, Leo Messi, Jordi Alba e Gerard Pique e kanë të sigurt paraqitjen në formacionin bazë pasi nuk ishin të angazhuar me skuadrat e tyre, përcjell “lajmi.net”.

Mbetet të shihet se kush do të pushohet nga Valverde para fillimit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve dhe dueleve të tjera të rëndësishme në javët e ngjeshura. /Lajmi.net/