Real – PSG, Perez kërkon marrëveshje të “çmendur”

Florentino Perez është gati të marrë ndoshta vendimin më të madh viteve të fundit.

Sport

08/06/2018 17:11

Presidenti i Real Madrid, është lodhur me situatën e Cristiano Ronaldos, dhe është i gatshëm të heq dorë nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.

‘Don Balon’ raporton se Perez do t’i ofrojë PSG-së shërbimet e Cristiano Ronaldos dhe një shumë parash, për brazilianin Neymar.

Real Madrid e sheh brazilianin si gur për themelin e projektit të ri që duan të nisin këtë verë.

Cristiano Ronaldo është transferuar në Bernabeu në vitin 2009 nga Manchester United për 94 milionë euro./Lajmi.net/