Real Madrid turpërohet nga Eibar për humbjen e parë të Solarit

Eibar ka shënuar fitoren më të rëndësishme të sezonit në La Liga, duke e mundur në shtëpi skuadrën e Real Madrid me rezultat 3:0.

Sport

24/11/2018 14:50

Rezultatet zhgënjyeses për Real Madrid janë rikthyer, që pëson humbjen e pestë sezonale në La Liga.

Escalante në minutën e 16’ kaloi vendasit në epërsi 1:0.

Fillimi i pjesës së dytë solli edhe golin e radhës nga Eibar, që dyfishoi epërsinë përmes Enrich.

Në minutën e 57’, Real Madrid pa veten të dorëzuar, kur Kike shënoi për Eibar, për rezultatin 3:0.

Kjo është humbja e parë e Santiago Solarit në krye të Real Madrid, që me 20 pikë renditet në vendin e gjashtë në La Liga./Lajmi.net/