Real Madrid ofron dy yje për transferimin e Neymarit

Real Madrid dëshiron ta rikthejë Neymarin në La Ligë pas aventurës së tij te Barcelona.

Sport

14/11/2017 13:17

Real Madrid ka një plan për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

“Don Balon” raporton se klubi madrilen dëshiron ta rikthejë brazilianin në La Ligë pas aventurës së tij te Barcelona.

Madje, “Los Blancos” është i gatshëm të ofrojë dy yjet e ekipit, Toni Kroos dhe Gareth Bale për blerjen e Neymarit, përcjell “lajmi.net”.

Neymar thuhet se është i pakënaqur në klubin francez përkundër se është duke kaluar vetëm muajt e parë te skuadra e pasur nga Parc des Princes. /Lajmi.net/