Real Madrid me super përforcim nga Borussia Dortmund (FOTO)

Ousmane Dembele dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Sport

25/07/2017 08:56

Sulmuesi i ri i Borusia Dortmund, Ousmane Dembele dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Reprezentuesi i Francës është i gatshëm ta injorojë Barcelonën, dhe po dëshiron transferimin te Kampioni i Spanjës dhe Evropës, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Dembele, i cili u transferua në Dortmund verën e kaluar nga Rennes, ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2021. /Lajmi.net/