Real Madrid me ofertë marramendëse për Harry Kane

Real Madrid mbetet në kërkim të një lojtari të madh që do të pasonte të larguarin Cristiano Ronaldo.

Sport

05/08/2018 18:16

‘Los Blancos’ këtë verë kanë humbur lojtarin më të mirë të tyre, dhe kjo ka bërë që Florentino Perez të punojë për të sjellë zëvendësuesin e tij.

Një nga emrat më të përmendur ditëve të fundit është ai i sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

Sipas ‘Don Balon’, Real Madrid do t’i ofrojë Tottenhamit deri në 250 milionë euro për sulmuesin anglez.

Kjo shumë do të ishte më e madhe që është paguar në histori të futbollit për një futbollist./Lajmi.net/