Real Madrid ka frikë, ylli i madh transferohet te Barcelona? (FOTO)

Barcelona është e interesuar të realizojë një përforcim të madh nga Real Madrid.

Sport

21/02/2017 08:37

Real Madrid frikësohet se Barcelona qëndron pas refuzimit të mesfushorit Isco për vazhdimin e kontratës në Santiago Bernabeu.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për reprezentuesin spanjoll.

Isco ka kontratë me Real Madridin deri më 2018, përcjell “lajmi.net”.

Por, karakteristikat e tij dhe mosha ende e re pëlqehen shumë nga Barcelona që pritet të tentojë blerjen e tij pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.