Real Madrid futet në garë për yllin që shkëlqeu në Kupën e Botës

Qysh tani, Real Madrid është duke bërë gati lëvizjet për afatin kalimtar verorë.

Sport

17/02/2019 11:45

Juan Fernando Quintero, i cili shkëlqeu me Kolumbinë në Kampionatin Botëro, Rusia 2018, tash ka përfunduar në radarin e Real Madrid.

Quintero ka pasur paraqitje të mira edhe me skuadrën e River Plate, dhe ‘AS’ raporton se Real Madrid po interesohet për të, transmeton lajmi.net.

Lojtari luan si i huazuar tek River Plate, pasi kartoni i tij i takon skuadrës nga Portugalia, Porto.

Quintero ka një klauzolë liruese prej 22 milionë eurove, shifër kjo që nuk është e papërballueshme për Real Madrid. /Lajmi.net/