Real Madrid, favorit i bastoreve

Real Madrid është favorit sipas bastoreve për të triumfuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Los Blancos janë në avantazh 1:0 pas ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut.

Sport

24/04/2014 18:37

Real Madrid është favorit i bastoreve për të triumfuar në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos mposhtën Bayern Munichun me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Santiago Bernabeu dhe kanë kuotën 1.63 për t’u kualifikuar tutje në finale, për dallim nga 2.11 sa ka skuadra e Pep Guardiolës.

Kurse, Real Madrid si kampion i ri i Evropës ka kuotën 2.73 për dallim nga 3.1 të gjigantit bavarez, njoftojnë mediet spanjolle që kanë kontrolluar kuotat e paraqitura nga bastorët e mirënjohura si Bet365 dhe William Hill.

Në duelin tjetër të gjysmëfinales, Atletico Madrid favorizohet me 1.73 për dallim nga 1.83 sa ka kuotën Chelsea edhe pse zhvillon ndeshjen e kthimit në shtëpi me rezultatin 0:0.